I vrari në Durrës dyshohet se ishte i përfshirë edhe në ngjarjen e bujshme

E mërkurë, 07 November 2018 09:28

Durrësi u trondit nga një vrasje tipike mafioze mbrëmjen e djeshme, me një viktimë e një të plagosur.

Viktima dhe i plagosuri u gjetën brenda një makine tip Audi në zonën e plazhit. Pak minuta më vonë, u gjet dhe një makinë e djegur në varrezat e Shën Vlashit, për të cilën autoritetet besojnë se ka lidhje me ngjarjen.

Nga atentati, viktima është identifikuar me emrin Edison Harizaj, 39 vjeç nga qyteti i Vlorës, ndërsa i plagosuri, Genci Caci 33-vjeç , në gjendje të rëndë për jetën. Harizaj, i cili ishte edhe miku i Emiljano Shullazit u ekzekutua në lagjen 13 të Vlorës, teksa ai dhe shoku i tij Caca po udhëtonin nga Tirana në drejtim të Vlorës.

Por, emri Edison Harizaj nuk është një emër i panjohur për policinë. ai dyshohet se ka kryer një sërë krimesh, përfshi dhe ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomin.

Harizaj akuzohet edhe për zhdukjen e Albano Xhaferrit, disa kohë më parë në Vlorë.

Burimet bëjnë me dije po ashtu se ka dyshime që autorët e krimit të mbrëmshëm dhe viktimat njiheshin mes tyre, për shkak se makina me të cilën udhëtonin Harizaj dhe Caca ka devijuar rrugën në afërsi të rrugës së Plazhit në Durrës.

Autorët e kanë mirëmenduar skenën, pasi kanë zgjedhur që ta kryejnë atentatin në një zonë të plazhit, qe devijon nga rruga kryesore dhe qe është totalisht me mungesë të ndriçimit.

Janë sekuestruar telefonat e dy personave që udhëtonin me audin për të identifikuar ndonjë provë të mundshme nga tabulatet telefonike.

Pra, devijimi nga rruga kryesore ngre dyshimet qe autorët dhe viktimat të kenë komunikuar paraprakisht me njëri-tjetrin.

Harizaj, që njihej si një nga miqtë e Emiljano Shullazit, njihej ndryshe dhe me nofkën Edi faqedjeguri, për shkak të një njolle që kishte në fytyrën e tij. Ai ka qenë pronar i një kompleksi banimi në qytetin e Vlorës, ndërsa dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin bregdetar.

Modifikuar më E mërkurë, 07 November 2018 09:31
Login to post comments