Një zjarr ka rënë në një pikë karburanti në fshatin Veliternë të Maliqit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnate, por për fat të mirë pika e karburantit ishte jashtë funksionit.
"Nga veprimet e para, rezulton se zjarri ka rënë në një mjet tip kamion me targë AA098 RE, në pronësi të shtetasit V.B, 50 vjeç, banues në Tiranë, si edhe në një autoveturë, të cilat kanë qenë të parkuara dhe për pasojë janë djegur plotësisht", sqaron policia.
Dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.