Prangoset në Itali pronari shqiptar i klubit të futbollit

E mërkurë, 07 November 2018 10:15

Policia Italiane ka realizuar një operacion të gjerë ku ka bërë të mundur arrestimin e 22 personave të përbërë nga shqiptarë dhe italianë, si pjesë e një organizate kriminale ku veprimtari e tyre ishte prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike.

Operacion  i madh  është ndërmarrë gjatë natës nga policia italiane. Flitet për 22 të arrestuar me kërkesë të Drejtorisë së Antimafias italiane e prokurorisë së Brescias. 

Veprimtaria e tyre kriminale shtrihej kryesisht në zonën e Bergamos dhe Parmas.

Mes të arrestuarve është dhe biznesmeni shqiptar në Itali Gëzim Sallaku, presidenti i klubit të futbollit Darfio, shkruan Bresciatoday.it.

Në shtëpinë e tij u gjetën tre armë zjarri pa leje përkatëse si dhe një sasi municioni. Ato mbaheshin të fshehura në një hendek në garazhin e vilës së tij.

Media italiane shkruan se në pranga kanë rënë 4 vëllezërit Sallaku pasi i janë gjetur tre pistoleta që i mbanin pa leje. Nuk është e qartë ende lidhja mes personave të arrestuar por mësohet se policia ka ndërhyrë për të shkatërruar një organizatë kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe italianë që merrej me trafikun e drogës në disa provinca në Itali.

Gjatë operacionit të Policisë Italiane u zbulua gjithashtu edhe një laborator droge në zonën e Bergamos, raporton “Ansa”.

Ende nuk ka informacione rreth emrave apo veprimtarive të shqiptarëve të tjerë të arrestua, por pritet që detajet më të hollësishme të bëhen publike nga autoritetet italiane.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...