Rritet numri i azilkërkuesve sirianë në Shqipëri

E mërkurë, 07 November 2018 10:28

Shqipëria raportoi rritjen e numrit të aplikimeve për azil. Krahasuar me 307 kërkesat në 2017-ën, deri në gusht të këtij viti u shënuan 3000 aplikime.

Informacioni bëhet i ditur nga përfaqësuesi i UNHCR-së, Pablo Zapata.

Mijëra refugjatë nga Siria kanë vërshuar në Shqipëri.

Një burim pranë BE-së në Tiranë, e quajti fenomenin si abuzim të sistemit të azilit, ndërsa ministria e Brendshme thotë se nuk ka më shumë se 500 azilkërkues të vërtetë, aplikimet e të cilëve po shqyrtohen.

Autoritetet shqiptare frikësohen se politikat e shtrënguara europiane për fluksin e refugjatëve, do sjellë paqartësi të pafund për ata që aktualisht ndodhen në vend, raporton AFP.

“Shqipëria nuk ka kapacitetet për pritjen e një numri të lartë të azilkërkuesve dhe tu ofrojë shërbime sipas standardeve të BE-së”, thotë zv/ministrja Rovena Voda, që kërkon ndihmën e BE-së në këtë fushë.

Login to post comments