Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, ka nderin t’Ju ftojë të merrni pjesë në promovimin e librit “Të persekutuarit dhe të burgosurit politikë shqiptarë në Republikën e Maqedonisë”.
Promovimi i librit do të bëhet më 14 nëntor 2018 (e mërkurë), në orën 18:00, në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Tetovës (Qendra për kulturë – Tetovë).