Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare është ndër të vetmit institucione që nuk ka rishikuar në rritje ekonominë shqiptare, të paktën sa i përket këtij viti dhe atij të ardhshëm.
Kështu, institucioni, në projeksionet më të reja, të sapopublikuara, flet për një rritje ekonomike në 4.1% këtë vit, dhe 4% vitin e ardhshëm, po aq sa projektonte në muajin Mars.
Por, duhet theksuar fakti se, projeksionet e mëparshme ishin tejet optimiste, dhe se ecuria e ekonomisë së vendit tonë gjatë gjysmës së parë të vitit nuk ka nxitur nevojën për t`i rishikuar projeksionet me më shumë optimizëm.
Gjithsesi, Instituti i Vjenës, ka një dozë të lehtë optimizmi vetëm për vitin 2020, pasi i ka rishikuar projeksionet në 4%, nga 3.9%. Ky është institucioni i radhës, që rishikon ecurinë e ekonomisë së rajonit.
Vetëm një javë më parë ishte BERZH që publikonte projeksionet e reja. Ashtu si Berzh, edhe Instituti i Vjenës, ka shkurorëzuar ekonominë e vendit tonë.
Në muajin Mars, projeksionet tregonin se, Shqipëria do të ishte ekonomia me rritjen më të shpejtë në rajon, ndërsa sot, jo. Serbia dhe Mali i Zi projektohet të rriten më shpejtë.
Kështu për vendet e tjera të rajonit, optimizmi është bindshëm më i lartë. Sa i përket papunësisë ndërkohë, shifrat janë rishikuar lehtë, me më shumë optimizëm sa i përket vitit aktual. Instituti sinjalizon se, këtë vit do të zbresë në 12.4% dhe 12% në 2020.