‘’Nuk ka bir k*rve që na prish shtëpinë”, fëmijë dhe të moshuar dalin në rrugë në zonën e Astirit

Premte, 09 November 2018 08:20

Banorët e zonës së Astirit në Tiranë janë sot në ditën e 7-të të protestës së tyre, kundër prishjes së banesave në kuadër të projektit të unazës së madhe.

Shumë prej banorëve shprehen se me mirë do të zgjidhnin vdekjen sesa të mbeteshin pa shtëpinë e tyre, pasi siç thonë ata do ta kenë të pamundur që të rrisin me dinjitet fëmijët e tyre.

“Na ka humbur edhe puna, edhe shtëpia dhe qetësia jonë. Ne kemi ardhur me ndryshimet demokratike, nuk jemi kundra fare rrugës, po ne duam pjesën tonë, kjo është e tmerrshme, po na vrasin për së gjalli. Më mirë të më vijë të më hapi varrin për të gjithë familjen. 

Askush nuk na ka thënë që ne të mos ndërtonim në këtë zonë. Vetë Edi Rama na ka ardhur dhe në ka thënë që të ndërtojmë sa më shumë, na kanë mjelë si bagëtitë, jem i hallexhin na kanë çuar në zero. Nuk ka të drejtën fëmija ime që të jetojë me dinjitet në këtë vend, le të na burgosë le të na varrosë ne atje, si do a nis unë nga zero në vitin 2018”, shprehet një prej banorëve.

Mes qytetarëve të lodhur dhe me frikën se do të mbeten pa strehë, ka dhe nga ata që nuk lënë mangët as mallkimet në drejtim të qeverisë.

“Mos u ngopshin kurrë mos u ngopshin”, shprehet një prej banoreve.

‘’Është nëna për të dalë këtu moj, po ç’të bëj janë 8 veta që qajnë me pikën e lotit në shtëpi. Pse nuk vjen këtu Edi Rama dhe të na sqarojë të gjithëve, na nxori në rrugë të madhe”, shprehet një tjetër e moshuar që rrezikon t’i prishet banesa e saj.

Ndërkohë që në protestën e sotme kanë marrë pjesë dhe fëmijë, të cilët detyrohen që të lënë shkollën në mbrojtje të banesave të tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...