Rama falimenton shtetin/Ja miliardat që do të paguajmë për koncesionet në vite

E mërkurë, 14 November 2018 08:36

Llogaritet në mbi 3.2 miliardë lekë shuma që do të paguhet nga buxheti i shtetit vitin e ardhshëm për koncensionet. Ekonomix.al ka siguruar tabelat e detajuara të buxhetit 2019, me shpenzimet sipas të gjitha institucioneve dhe zërave. Nga tabelat rezulton se buxheti i kontratave koncensionare për 2019-ën arrin në total 3.2 miliardë lekë. Për këtë vit, kjo shumë ishte 310 milionë lekë. Por kostot e koncensioneve pritet të rriten edhe më shumë gjatë viteve të ardhshme.

Në vitin 2020, nga buxheti i shtetit do të paguhen për kontratat koncensionare 7 miliardë lekë ose gati dyfish me atë që do të paguhet në vitin 2019. Ndërsa në vitin 20121, kjo shumë do të arrijë në 8.3 miliardë lekë. Nga të dhënat e detajuara rezulton se vitin e ardhshëm, për herë të parë do të nisin pagesat për rrugën e Arbrit. Për kontratën koncensionare për përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së Arbrit do të paguhen nga buxheti 2019 rreth 2.5 miliardë lekë. Ndërkohë, që për të njëjtën rrugë do të jepen 80 milionë lekë për supervizimin.
Një tjetër rrugë e dhënë me koncension, kostot e së cilës do të mbulohen vitin e ardhshëm nga buxheti i shtetit është autostrada Milot-Morinë. Për subvencionin e kontratës koncensionare të kësaj rruge nga buxheti 2019 do të jepen 320 milionë lekë, 60 milionë lekë do të shkojnë për supervizimin e saj, ndërkohë që 301 milionë lekë të tjera do të jepen për defektet e fshehura të kontratës koncensionare të kësaj rruge. Në vitin 2020, përveç këtyre dy projekteve, nga buxheti i shtetit do të mbulohen edhe kostot e kontratave koncensionare për rrugën Thumanë-Vorë- Kashar dhe aksin Milot-Balldre. Në këtë vit, kostot në buxhet për koncesionet do të dyfishohen, duke kapërcyer shumën e 7 miliardë lekëve.

koncensione-tab.png

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Modifikuar më E mërkurë, 14 November 2018 08:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...