Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Policia e Shtetit ka bërë me dije se cilët janë 8 personat më të rrezikshëm në qarkun e Vlorës.
“Ja 8 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë, në qarkun Vlorë, të dënuar me burgim të përjetshëm, dhe me 25 vjet burg.
Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike.”, -thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.