Ylli shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka bërë një dedikim të veçantë në Instagram për ditëlindjen e nënës së tij.
Në një shkrim në gjuhën shqipe, reprezentuesi i Zvicrës ka thënë se nuk ka dashuri më të madhe në botë se ajo e nënës.
Shkrimin ai e ka bashkëngjitur me një foto të vjetër kur ai ishte fëmijë.
“A mjafton fjala urime që ta shprehi atë që kam në zemër.
Nuk ekziston fjalë në botë që e ndërroj veç me një emër.
Nuk ka dashni në botë që ma e madhe mund të jetë.
Nëse ty nuk të kam kjo botë çfarë vlere mund të ketë.
Për dhimbjen ma të vogël emrin tënd e thirri.
Por edhe ty të jap lajme kur jam më se miri.
Të flas për ty s’më mjaftojnë letrat e kësaj bote.
Se dashuri pa hile është veç dashuria jote.
Me një fjalë në fund po e mbylli këtë poezi.
Urime NANË ditëlindjen e lum unë që të kam ty”, ka shkruar ai në Instagram.