Dita e mërkurë ka regjistruar luhatje pothuajse për të gjitha monedhat kryesore ndërkombëtare. Dollari ka pësuar një rënie me plot 0.5 lekë për njësi nga një ditë më parë, ku u duk se valuta po merrte veten, pasi regjistroi një rritje të lehtë. Sot monedha ka zbritur në kuotën e 110 lekëve në blerje dhe 111 lekëve në shitje.
Ndërkohë, ndryshe nga valuta amerikane, paundi britanik ka forcuar pozitat e tij ndaj lekut, duke u rritur me 0.5 lekë për njësi. Monedha këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 142.8 lekë në blerje dhe 143 lekë në shitje.
Valuta e eurozonës ka ndjekur gjithashtu të njëjtin drejtim, ndërsa është forcuar minimalisht me 0.1 lekë për njësi krahasuar me vlerat e ditës së martë.
Sa i takon valutave të tjera, dollari australian është rritur me 0.3 lekë për njësi dhe këmbehet sot për 79.5 lekë. Në rritje është regjistruar edhe dollari kanadez dhe franga zvicerane, përkatësisht me 0.4 dhe 0.2 lekë për njësi.