Projekti i rikonstruktimit të rrethrrotullimit të “Zogut të Zi” u përurua para një muaj nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Përveçse fotot e projektit në letër janë krejt e kundërta e asaj çfarë është realizuar, duhet të themi se sheshi ka filluar të prishtet.
Siç shihet edhe në foton e mëposhtme të publikuar nga “Jeta Osh Qef” pllakat e trotuarve janë prishur, madje kanë lëvizuar edhe nga vendi.
Si u devijua projekti?
Projekti u devijua tërësisht, duke nisur që nga trotuari për këmbësorët që parashikohej të ndërtohej, edhe pse edhe s’kuptohet pse ishte parashikuar në kushtet kur mungojnë vizat e bardha dhe as që parashikohej ndërtimi i tyre, duke e bërë të pamundur kalimin e qytetarëve në rrethrrotullim.
Po kështu disa shtresa, pemë dhe shatërvane të parashikuara në projekt mungojnë. Edhe skulptura “Cosmic S” e vendosur në mes të rrotullimit e punuar nga Helidon Xhixha, që është konsideruar nga kryebashkiaku si një ndër artistët më të kërkuar… është krejt ndryshe.