Dyshime se në Shkodër po vriten personat që kanë dijeni për vrasjen e ish-policit

E mërkurë, 14 November 2018 18:49

Qyteti i Shkodrës u trondit mesditën e sotme nga një tjetër ngjarje kriminale e një profili të rëndë. Në vendin e quajtur ‘Markata Rus’ në lagjen ‘Partizani’, 31-vjeçari Fatos Ferracaku u ekzekutua me 8 plumba në kokë, ndërsa miku i tij Fatmir Mehaj mbeti i plagosur.

Motivi i krimit nuk dihet ende, burime thonë se policia ka dyshime që Ferracakët kanë dijeni për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci, prandaj po ekzekutohen për të humbur gjurmët e krimit.

Për Arjan Ferracakun që u ekzekutua teksa shëtiste me kalë më 1 shtator, u hodh në media teza se ai mund të ishte ekzekutuar gabimisht. Por burimet thonë për Lapsi.al se ai ka parë vrasjen e ish policit dhe bashkëjetueses së tij. Për të njëjtin motiv, pra të pasjes dijeni për këtë ngjarje, duket se është ekzekutuar sot edhe kushëriri i tij, Fatos Ferracaku.

Ferracaku, tregtar peshku në markatë, u nda nga jeta në spital. Dëshmitarë të vrasjes ishin dhjetra qytetarë, të pranishëm në këtë zonë të populluar të Shkodrës. Autorët e vrasjes u larguan nga merkata me motorr. Sipas dëshmitarëve të shumtë, ata ishin të maskuar. Motori që përdorën vrasësit u gjet i djegur në një lagje periferike të Shkodrës. Policia ka shoqëruar disa persona deri më tani, por ende nuk dihet kush janë autorët.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...