VIDEO/ Pamje të rënda nga atentati i sotëm në Shkodër

E mërkurë, 14 November 2018 19:30

Qyteti i Shkodrës është tronditur paraditen sotme nga një atentat që la pas një të vdekur dhe një të plagosur në gjendje të rëndë.

Në lagjen “Rus” të Shkodrës u qëllua me breshëri plumbash Fatos Ferracaku, i cili mbeti viktimë, dhe i plagosur mbeti Fatmir Mehaj që ndodhet në spital.

Fatos Ferracaku është qëlluar me plumba në kokë dhe në gojë teksa po pinte kafe në një lokal me mikun e tij Fatmir Mehaj.

31-vjeçari Ferracaku mendohet se ishte edhe shënjestra e këtij atentati, i cili është kushëriri i tretë i Arjan Ferracakut, i njohur ndryshe si “biznesmeni mbi kalë”, i cili u ekzekutua disa muaj më parë në një atentat mafioz.

Atentati i sotëm u krye nga dy persona të maskuar të cilët ishin mbi një motor.

JOQ Albania ka publikuar një video, e cila është bërë në momentin kur Mehaj dhe Ferracaku sapo ishin qëlluar.

Ky atentat ka tronditur jo pak shkodranët, pasi edhe zona ku gjithçka ka ndodhur është mjaft e populluar.

KUJDES! Pamje të rënda:

 

auto Screenshot 81542218416

Login to post comments