Deri dje vidhin lokale, sot iu ndodh e papritura

Premte, 16 November 2018 12:27

Një grup hajdutësh që vidhte lokale dhe dyqane në qytetin e Durrësit është goditur nga policia. 

Gjithashtu gjatë kontrolleve janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Geri Metaj 19 jeç, banues në Durrës; M.P. 15 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve F.M. dhe F.Rr.

Shtetasit e mësipërm dyshohet se në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë vjedhur 14 lokale dhe dyqane, vjedhje këto të dokumentuara me prova shkencore:

Më datë 15.11.2018, në lagjen Nr. 1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin e shtetases Sh.Xh.

Më datë 15.11.2018 në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur kioskën e shtetases F.Z.

Më datë 15.11.2018 në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur biznesin (parukieri) në pronësi të shtetasit I.E.

Më datë 15.11.2018, në lagjen Nr. 4 Durrës dysohet se kane tentuar të vjedhin Fast -Food në pronësi të shtetases A.L.

Më datë 06.10.2018, në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin në pronësi të shtetasit T. K.

Më datë 25.10.2018, në Xhafzotaj dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit A.J.

Më datë 28.10.2018, në lagjen Nr. 14 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit B.K.

Më datë 31.10.2018, në lagjen Nr. 13 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e rrobave të shtetasit I.Gj.

Më datë 04.11.2018, në lagjen Nr. 4 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit S.Gj. ku kanë marrë sende të ndryshme.

Më datë 05.11.2018, në lagjen Nr. 11 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kioskën në pronësi të shtetasit H. M.

Më datë 13.11.2018, në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje parukierinë në pronësi të shtetasit I.E.

Më datë 04.11.2018, në lagjen Nr. 13 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.E.

Më datë 08.11.2018, në lagjen Nr.13, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kioskën në pronësi të shtetasit K.P.

Më datë 07.11.2018, në lagjen Nr. 13, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e rrobave në pronësi të shtetasit I. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...