Paratë e drogës çojnë gropë 10 miliardë lekë, financat prekin për herë të dytë “Buxhetin 2018”

Premte, 16 November 2018 14:22

Të papriturat nga lëvizjet e kursit të këmbimit kjo si pasojë sasisë së madhe të eurove në treg që sipas ekspertëve vijnë nga trafiqet e drogës, e kanë detyruar Ministrinë e Financave të prekë për të dytën herë buxhetin e vitit 2018. Ministri Arben Ahmetaj ka thënë pak ditë më parë se goditja që i është shkaktuar arkës së shtetit nga rënia e Euros llogaritet në rreth 7.5 miliardë lekë dhe që viti pritet të mbyllet me një dëm prej afro 10 miliardë lekë të munguara në buxhet. Kjo është një e dhënë zyrtare, imagjino sa sa mund të jetë dëmi real në ekonomi. Burime zyrtare pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë konfirmojnë se në muajin Dhjetor parashikohen që të bëhen ndryshime në zërin e të ardhurave dhe shpenzimeve, me prioritet programim të e saktë të parave që do të vijnë nga tatimet e doganat dhe ruajtjen e nivelit të deficitit buxhetor. Financat raportojnë se humbjet më të mëdha janë nga tatimi mbi vlerën e shtuar, zë që është prekur për shkak të rënies së euros, pasi pjesa më e madhe e të ardhurave buxhetore vilen nga akciza e mallrave të importuara, por me mosrealizim rezulton edhe tatim fitimi e akciza. Në Qershor të këtij viti, Ministria e Financave ndryshoi buxhetin, ku parashikoi paketën e solidaritetit prej 3 miliardë lekësh për shpërblimin e fundvitit të pensionistëve si dhe u dha prioritet projekteve që kishin realizim të shpejtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...