Veliaj feston me komunistët e Enver Hoxhës 74-vjetorin e çlirimit të Tiranës

Saturday, 17 November 2018 11:56

Me foto të diktatorit Enver Hoxha në duar, komunistët kanë përkujtuar sot 74-vjetorin e çlirimit të Tiranës. Ata u mblodhën te monumenti i “Ushtarit të Panjohur”, ku vunë kurora me lule dhe nderuan me grusht. Kjo nuk është hera e parë, pasi në çdo festë komunistët kryejnë nderime e homazhe me foton e diktatorit. 

Nderkohe Kryebashkiaku Erion Veliaj ka marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 74-vjetorit të Çlirimit të Tiranës. Në fjalën e mbajtur, Veliaj u bëri apel qytetarëve që të mos lejojnë përçarjen nga politika. Ai foli edhe në lidhje me protestën e banorëve të Unazës së Re, duke theksuar se “pardje u dogjën goma para bashkisë pas 74 viteve, jo nga pushtuesit apo zaptuesit, por nga ne vetë”. “Pardje u dogjën goma para bashkisë pas 74 viteve, jo nga pushtuesit apo zaptuesit, por nga ne vetë. Prandaj ky është moment reflektimi. Do kthehemi pas të flemë gjumë? Apo do të përveshim mëngët të përqafojmë njëri-tjetrin dhe të mos lejojmë politikanët që të na përçajnë, për të na penguar në këtë rrugëtim. Kjo bëhet për të na sabotuar që ne të mos bëhemi pjesë e BE. Teksa presim që në qershor të hapen negociatat, si mund të bojkotohet parlamenti dhe Këshilli bashkiak dhe të sabotojmë njëri tjetrin. Ky është një kryqëzim me rëndësi për Tiranën, ose do të vijojmë drejt Europës ose do theremi me njëri tjetrin. Kur ne shqiptarët punojmë dhe bashkëpunojmë ia dalim”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Por ai nuk tha asnje fjale per ata qe kishte perballe, as nuk beri ndonje distancim nga fotot e diktatorit. Perkundrazi te keqen ne poltike nuk e shikonte tek e kaluara, por e sotmja qe po i prish qetesine e nuk po e le te vjedhe... 

46510357_1962465520505064_2364002376844574720_n.jpg

komuniste-11.jpeg

Modifikuar më Saturday, 17 November 2018 12:50

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...