"Astiri" pa drita, reagon OSHEE

Saturday, 17 November 2018 13:20

OSHEE ka reaguar lidhur me pretendimet e ngritura nga banorët e zonës së Astirit për ndërprerje të energjisë. Në një deklaratë shpërndarë mediave OSHEE hedh poshtë pretendimet e banorëve ndërsa thekson se ajo cka ka ndodhur mëngjesin e sotëm është zhvendosja e shtyllave të ndricimit publik rrugor, në kuadër të kantierit që po ngrihet në zbatim të projektit të rehabilitimit të segmentit Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja. Të mbledhur sot në protestë, banorët e zonës së Astirit u shprehën se energjia elektrike ishte ndërprerë për banorët në këtë zonë, në mënyrë të qëllimshme.

Por Bashkia e Tiranës po nxiton me të gjitha format për të shembur 317 godina, banesa dhe biznese tek Unaza e Re pa marrë parasysh protestën që ka nisur prej 14 ditësh nga qindra banorë të zonës.  Zyrtarisht pohohet sot ngritja e kantierit të ndërtimit me zhvendosjen nga rrugët të shtyllave të ndriçimit publik.

Në një deklaratë që OSHEE-ja ka publikuar sot, ka deklaruar se “Duke marrë shkas nga pretendimet e shfaqura në media nga disa banorë të zonës së Astirit për ndërprerje energjie, OSHEE sqaron:

“Nuk ka patur asnjë ndërprerje energjie për asnjë objekt në këtë zonë dhe furnizimi vazhdon normalisht. Ajo ç’ka ka ndodhur mëngjesin e sotëm është zhvendosja e shtyllave të ndriçimit publik rrugor, në kuadër të kantierit që po ngrihet në zbatim të projektit të rehabilitimit të segmentit Pallati me Shigjeta - Sheshi Shqiponja”.

Modifikuar më Saturday, 17 November 2018 15:40

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...