I riu nga Berati merr thikën në dorë dhe...

Hënë, 19 November 2018 08:19

Blutë e Beratit kanë vënë në pranga ditën e sotme një 32-vjeçar pasi akuzohet për plagosje.

Siç bëhet me dije në njoftimin zyrtar të policisë, në pranga është vënë Fatjon Toska, 32 vjeç, banues në lagjen “Barikada”, të Beratit.

"Arrestimi i tij u krye pasi në lagjen “Çlirim”, për motive të dobëta, goditi me mjet të mprehta shtetasit R.D, 23 vjeçe dhe G.D, 53 vjeç, të dy banues në lagjen “Çlirim", saqaron poliocia.

Të dëmtuarit morën ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Berat, pa probleme për jetën.

Materialet  u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale, “Plagosja e lehtë me dashje”.

Login to post comments