Sherr dhe të shtëna me armë në Shkodër, 4 të arrestuar

Hënë, 19 November 2018 10:01

Një konflikt mes disa personavë ka ndodhur në qytetin e Shkodër, ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Policia ka reaguar duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Në pranga u vunë 4 persona, dy që u përfshinë në konflikt dhe dy shokët e tyre për moskallëzim krimi.

Konflikti ndodhi në një lokal në lagjen "Vasil Shanto" të qyteti të Shkodrës.

Të arrestuarit

Enton Dushaj, 33 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, për veprat penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike” parashikuar nga nenet 278, 84 dhe 274 të Kodit Penal

Kristian Shkambi, 26 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal

Ardit Bajramaj, 27 vjeç, banues në fshatin Llazan, Malësi e Madhe, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga nenet 300 dhe 278 të Kodit Penal

Eduard Bajramaj, 38 vjeç banues në fshatin Llazan, Malësi e Madhe, për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal

"Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, në një lokal,  shtetasi Enton Dushaj, është konfliktuar me shtetasin Eduard Bajramaj. Shtetasi Enton Dushaj, në largim e sipër ka  qëlluar një herë në ajër me armë zjarri, pistoletë.

Me marrjen e njoftimit , Policia ka reaguar në kohë , duke kapur dhe arrestuar dy shtetasit e përfshirë në konflikt, si dhe dy shtetas të tjerë për moskallzim krimi, (shokë të tyre). Policia po vijon punën për gjetjen e armës së zjarrit të përdorur nga shtetasi Enton Dushaj", sqaroi policia në njoftimin zyrtar.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Login to post comments