Eksploziv drejtorit në Durrës

Hënë, 19 November 2018 09:38

Një eksploziv i është vënë makinës së Drejtorit të Hekurudhës Shqiptare në Durrës, Ani Dyrmishi, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Nga të dhënat e para mësohet se pranë makinës së parkuar në lagjen nr.4 së Dyrmishit u gjend një shishe e mbushur me eksploziv dhe një telefon celular.

Blutë e Durrësit kanë njoftuar Forcat Xheniere për largimin e eksplozivit si dhe për të bërë të mundur shpërthimin e kontrolluar të tij.

Ani Dyrmishi më herët ka mbajtur postin e kreut të ZRPP-së.

Login to post comments