“Kam shoqëruar Veliajn në fushatë, pjesë e FRESSH, por po na pinë gjakun”

Hënë, 19 November 2018 18:37

Një nga protestuesit e “Unazës së Re” ka folur ashpër ndaj qeverisë Rama. Ai është shprehur se do i shembet shtëpia dhe nuk do të marrë asnjë dëmshpërblim.

I riu ka theksuar se ka shoqëruar Veliajn në fushatë dhe se ka qenë pjesë e FRESH por sipas tij kjo që po ndodh në Astir është një katastrofë.

“Kam qenë një admirues i Ramës dhe Erion Veliajt, kjo që po ndodh tani është e tmerrshme. Kam shoqëruar Erionin në fushatë, kjo është një katastrofë. Qeveria shqiptare po na pi gjakun. Nuk u ngopën? Po na sjellin mafien këtu mes fëmijëve dhe po na marrin pronat”, u shpreh një qytetar.

Pak minuta më parë pati edhe përplasje mes banorëve dhe policisë në protestë. Banorët kanë tentuar të prishin rrethimin e kanitierit të parë që është ngritur për të ndërtuar “Unazën e Re” dhe janë përplasur me policinë.

Në vendngjarje ndodhet edhe kreu i Policisës së Tiranës, Kastriot Skënderaj dhe banorët janë duke debatuar me të. FNSH dhe policia nuk i lejojnë banorët të futen në kantier. Mësohet se disa prej tyre janë shoqëruar në polici.

Sot është dita e 16-të protestës dhe ata kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut nëse banesat e tyre prishen nga projekti i “Unazës së Re”.

“Poshtë hajdutët”, “Qeveri hajdute”, “Do vijmë,do vijmë do ta gjejmë shtëpinë”, “Turp, Turp”, janë thirrjet e banorëve.

Modifikuar më Hënë, 19 November 2018 18:38
Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...