Me sytë nga karburanti, 70% e çmimit shkon për taksa, shtohen rrugët me pagesë

Tuesday, 20 November 2018 20:59

Shqiptarët e paguajnë naftën më shtrenjtë krahasuar kjo me shumë vende të zhvilluara në Europë. Ndikim të ndjeshëm në çmim  kanë taksat, të cilat e zënë një kosto prej 110-120 lekë për litër. E megjithatë qeveria nuk ka parashikuar të ndryshojë asgjë të paktën edhe për 2019. Madje edhe pse paguhet taksa e qarkullimit, mazhoranca propozon vazhdimin e koncesioneve, duke e kthyer kalimin në rrugë me pagesë. 

Rreth 110 lekë në një litër naftë nga 183 lekë që tregtohet në Shqipëri janë taksa.

Kjo por edhe efekti domino në sjelljen e kompanive të tregtimit me shumicë ka bërë që shqiptarët të kenë naftën më të shtrenjë midis 20 vendeve në Europë. 

Shqiptarët paguajnë më shumë se i gjithë rajoni taksa për karburantin.

Peshën kryesore e zë akciza me 37 lekë për litër dhe taksa e qarkullimit me 27 lekë për litër, e vendosur kjo për vitit 2011.

Në atë kohë u theksua se masa është marrë për të përballuar shpenzimet e larta të mirëmbajtjes së rrugëve. 

Pavarësisht kësaj, qeveria Rama ndërmori koncesionin e parë duke vendosur tarifë kalimi në Rrugën e Kombit, ku çdo automjet i vogël paguan 5 euro.

Por dhe në vitin e ardhshëm qeveria parashikon të tjera rrugë që do të kalojnë me pagesë.

Ndërsa nuk parashikon të ndryshojë taksat për karburantin. Në këtë mënyrë drejtuesit e mjeteve në vend paguajnë njëkohësisht dy taksa, edhe taksën e qarkullimit dhe tarifën për të kaluar në rrugë. 

Ndërkohë në rajon dhe më saktë në Maqedoni konstatohet se taksat që aplikohen për një litër naftë janë vetëm dy TVSH dhe akcizë dhe pesha fiskale është dyfish më e ulët se në Shqipëri.

Por përtej kësaj, ajo që vihet re në Shqipëri e që nuk paguhen në asnjë vend të botës, janë taksa e qarkullimit dhe ajo e skanimit dhe markimit. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...