Skandali me legalizimin e banesave te "Astiri", banori: Më kërkuan 30 mijë euro

Tuesday, 20 November 2018 21:25

Të tjera detaje tronditëse dhe skandaloze u zbuluan sot për aferën korruptive të shembjes së 400 banesave në Unazën e re. Gjatë emisionit “Dritare me Rudinën” në NEËS 24, banorët deklarojnë se për legalizimin e banesave u është kërkuar 30 mijë euro për legalizimin e shtëpive. Për ta përforcuar këtë akuzë, deputeti dmeokrat Klevis Balliu, i ftuar në emision, solli shembullin se si është bërë korrupsioni.

Më poshtë pjesë nga diskutimi dhe denoncimet:

Banori- Mua nuk ma legalizuan banesën sepse më kërkuan 30 mijë euro. Unë dhe 3 vëllezërit kemi hedhur lekët e emigrimit në atë vend.

Gazetarja- Kush un kërkoi 30 mijë Euro?

Deputeti Balliu- Në zonën ku po flet zotëria, Gëzimi, ju keni ndërtesa një e legalizuar e tjetra ngjitur që nuk është e legalizuar. 30 mijë euro i kanë kërkuar banditët që po qeverisjen. Uën të jap prova të korrupsionit dhe kjo është prova. Këto janë legalizime të bëra me ryshfet. Kjo nuk është një kauzë politike, kjo ide është e hedhur në media nga kryebashkiaku Veliaj. Nëse ai e fakton se deputetët demokratë kanë dhunuar policinë bashkiake, unë do jap dorëheqje e nëse nuk e fakton dot akuzën e bërë le ta japë ai (Veliaj), si mashtrues që është.

Banorja-Unë jam Anjeza, jetoj prej 25 vitesh ën këtë zonë, kam një fëmijë. Nuk më ka dhënë ndonjë shkresë se do më prishet banesa, vetëm më kanë bërë kryq, shenjë. Banesën time e ka ndërtuar babai im me djersën e një invalidi.

Modifikuar më Tuesday, 20 November 2018 21:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...