Si u shkatërrua super organizata kriminale shqiptare (DETAJET)

Saturday, 24 November 2018 11:08

Një aksion i madh ndërkombëtar është zhvilluar kundër një rrjeti të trafikut të kokainës.

Dhjetëra persona janë arrestuar në Brescia të Italisë më 22 Nëntor, si anëtarë të dyshuar të organizatave kriminale.

Në operacionin e koduar ‘BOCA’ (Operacioni në Brescia kundër krimit shqiptar) policia italiane bashkëpunoi me atë shqiptare, belge, gjermane dhe greke për të arrestuar të dyshuarit.

Në pranga janë vënë në total 56 persona, të cilët janë anëtarë të tre grupeve kriminale, mes të cilëve një numër i madh janë shqiptarë.

Në Selanik të Greqisë u arrestua një 22-vjeçar shqiptar për llogari të Italisë.

Sipas mediave italiane, ‘truri’ i këtyre organizatave ishin tre shqiptarë.

Njëri banonte në Belgjikë, i dyti në Holandë dhe i treti në Gjermani. Nuk dihet nëse ata janë në mesin e të arrestuarve.

Image

Autoritetet italiane thonë se grupet kriminale e merrnin kokainën nga Amerika Latine dhe më pas shpërndarja bëhej në Itali. Rruga e trafikut kalonte përgjatë Holandës, Gjermanisë dhe përfundonte në Itali.

Organizata kriminale dyshohet se ka trafikuar 1 ton kokainë përgjatë një viti, duke qarkulluar kështu 100 milionë Euro.

Kjo organizatë kriminale kishte në pronësi edhe një dyqan të shitjes së automjeteve. Këto makina, kryesisht luksoze, i përdornin për të transportuar lëndën narkotike.

Konkretisht, pasi kokaina mbërrinte nga Amerika Latine në portet e Holandës, transportohej me makina drejt Frankfurit dhe më pas në Itali.

Automjetet që përdoreshin nga anëtarët e bandës ishin Audi Q5, Peugeot 208, BMW Serie 5, Mercedes – Benz A Class, Opel Insigna dhe dy Peugeot 3008.

Gjatë kontrolleve në depot dhe vendet e organizatës në veri të Italisë dhe në Holandë, policia sekustroi 130 kg kokainë dhe armë zjarri. Po kështu, u konfiskuan edhe pasuri të patundshme dhe asete të tjera, vlera e të cilave shkon në mbi 1 milion Euro.

Dyshohet se fitimet nga droga të organizatës kriminale investoheshin më pas në Shqipëri. Policia ka zbuluar gjithashtu një rast të agresivitetit të këtyre bandave, që megjithëse të ndara, janë në fakt pjesë e një organizate.

Para disa kohësh, organizata kishte rrëmbyer një prej bashkëpunëtorëve të tyre pasi ky i fundit kishte tentuar të shiste drogë në mënyrë të pavarur.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...