Presidenti Ilir Meta ndodhet në Rrozhajë, komuna shqiptare në Mal të Zi. Kjo është hera e parë që një kryetar i shtetit shqiptar viziton këtë komunë ku banojnë shqiptarë në Mal të Zi.
Në një postim në Facebook Presidenti ka publikuar një foto nga një takim i veccantë me një vajzë shqiptare të quajtur Abetare.
“Alfabeti dhe gjuha e bukur shqipe janë elementi më i rëndësishëm përbashkues i shqiptarëve kudo në botë.
Surprizë e këndshme të takoja sot në Rozhajë, Abetaren nga Vuthaj, e së bashku të uronim 110-vjetorin e Alfabetit”, ishte mesazhi i Presidentit Meta.