Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë ku shtetasi Saimir Taullau është qëlluar me armë zjarri në një lokal. Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja ka ndodhur në një lokal tek rrethrrotullimi i Plugut.
Vëllai i Saimit Taullaut, Baki Taullau u vra në vitin 2005 në qytetin e Lushnjës. Për këtë vrasje ai akuzonte ‘Bandën e Lushnjës’.
Reagimi i Policisë
Lushnje
Informacion paraprak
Në datën 24.11.2018, në vendin e quajtur "Rotondo e Plygut", është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit S.T, 47 vjeç, banues në Lushnje.
Për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë shtetasi S.T i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në hyrje-daljet e qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.