Kanë të tjera detaje nga operacioni “Forca e Ligjit në Territor”. Në pranga kanë rënë Aldo Pata 25 vjeç, Suel Capuni 27-vjeç dhe Ergis Kalemi 31-vjeç.
Kujtojmë se një nga të arrestuarit Ergis Kalemi u gjet me 32 kg, lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva, e fshehur brenda bagazhit të makinës.
“Në kuadër të operacionit Forca e Ligjit në Territor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë konkretisht shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në vijim të punës hetimore për parandalimin e veprimtarive të ndryshme kriminale, pas kontrolleve të befasishme në lagjen nr.4 Sarandë, konstatuan se në automjetin tip “BMV X5″, drejtuar nga shtetasi E. K., (bagazh) u gjet një sasi me lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva me peshë totale prej 32 kilogramë.
Narkotikët e Sarandës kanë bërë arrestimin e 3 shtetasve të cilët dyshohen se janë persona të implikuar dhe autorë përgjegjës në lidhje me ngjarjen”, shkruante policia në njoftim.