Presidenti i vendit, Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se i ka dhënë titullin e lartë “Naim Frashëri” intelektualit dhe veprimtarit të shquar shqiptar nga Rrozhaja, Ali Dacit.
“Me mësuesin dhe intelektualin e shquar, veprimtarin e spikatur nga Dacaj i Rozhajës, Ali Daci i cili prej 10-vitesh mban gjallë jetën kulturore dhe artistike shqiptare në këtë Komunë duke promovuar, ruajtur dhe lartësuar traditat e zakonet kombëtare dhe gjuhën shqipe me aktivitetin kulturor "Ora e Maleve". Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij, e vlerësova me Titullin e lartë “Naim Frashëri”, shkruan Presidenti Meta.