A po rikthehet përplasja mes bandave të Lushnjës?

Saturday, 24 November 2018 22:08

Saimir Taullau 47-vjeçari të cilit sot (24 nëntor) iu bë një atentat me armë zjarri në Lushnje është një person me precedent penal.

Familja Taullau njihet si kundërshtare e bandës së Aldo Bares në Lushnje

13 vjet më parë, në 2005 është vrarë i vëllai i 47-vjeçarit, Baki Taullau.

Dyshohet se shkak i vrasjes kanë qenë konfliktet e vjetra dhe prishjet e pazareve të drogës. Baki Taullau u vra nga banda e Aldo Bares.

Familja Taullau njihet për konfliktin e hapur me bandën e Aldo Bares dhe ka akuzuar pjesëtarët e kësaj bande për vrasjen e vitit 2005.

“Kishim blerë një tokë në Tiranë dhe banda na kërkoi para ose tokën. Vëllai denoncoi në polici dhe në SHIK bandën dhe ata e kërcënuan se do e vrisnin,” – ka thënë në një intervistë para disa kohësh Taullau.

“Ditën e zgjedhjeve të korrikut 2005, kur unë dhe vëllai dolëm në qendër të qytetit për të ndjekur rezultatin e zgjedhjeve, aty vërejtëm se po ndiqeshim nga Leonard Prifti dhe një person tjetër biond me kapele.

Personi me kapelë m’u lëshua mua për të më vrarë dhe unë u largova ndërsa vëllain e ndoqi Leonard Prifti dhe e vrau”, – tha Saimir Taullau.

“Familja ime nuk i ka pasur dhe nuk i ka njeriut borxh në qytetin e Lushnjës dhe as në Tiranë, vetëm që i janë borxhli familjes”, – tha ai në lidhje me vrasjen e të vëllait të tij.

Sipas atyre që kanë dalë në gjykatë, Taullau ishte mik me Laert Haxhiun. Të dy bashkë janë akuzuar për vrasjen e Gerti Lalës, 29 vjeç i njohur me nofkën “Iriqi” ne korrik 2010. Haxhiu u dënua me 32 vite burg, por bëri vetëm 3 vite dhe u lirua për mungesë provash. “Iriqi” njihet si bashkëpunëtor i Aldo Bares (Alfred Shkurtit).

Haxhiu doli nga burgu në fund të 2014-s, por u arrestua sërish në qershor të vitit 2015 në Durrës, për trafik heroine gjatë operacionit të koduar “Smart”, ku u sekuestrua një sasi prej 1.2 kg heroinë. Gjatë operacionit për arrestimin e tij, Laert Haxhiu tentoi të arratisej me këmbë dhe u hodh nga një mur i lartë 4 metra, ku theu këmbën. Në momentin e prangosjes, ai i tha Policisë se u largua pasi mendoi se ishin njerëzit e Aldo Bares që e ndiqnin dhe u frikësua.

Leart Haxhiu dhe Orges Bilbili janë shpallur në kërkim si të dyshuar kryesor për masakrën e tetorit 2017 në Lushnje ku në qendër të qytetit u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi të cilët njihen si miqtë e ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares (Alfred Shkurtit). Dyshohet se Taullau financoi dhe mbështeti Haxhiun për tu larguar nga vendi i ngjarjes pas krimit.

Dëshmia në gjyq e Saimir Taullaut

“Nga viti 1993 deri më 1997, kam qenë në burg, pasi isha i dënuar dhe kur u hapën burgjet, edhe unë si shumë të tjerë ika nga burgu dhe shkova në Itali. Atje ndenja deri në fillim të vitit 2000, kohë në të cilën erdha pasi vëllai im po kërcënohej rregullisht nga “banda” e Alfred Shkurtit.

Pjesëtarët e “bandës” së tij, Ilir Stërgu, Arben Boriçi, Enver Dondollaku, Arjan Aliçko, dhe Leonard Prifti (ky i fundit i vrarë), sajonin histori të ndryshme vetëm e vetëm që t’i merrnin lekë vëllait tim Baki Taullait, që kishte një biznes.

Fillimisht ata kërkuan që unë t’i bashkohesha “bandës” së tyre, por më pas meqë unë nuk iu bashkova, më akuzonin se isha pjesë e “bandës” së Artur Dajës dhe po tentoja të hakmerresha ndaj tyre. Unë për herë të fundit e kam takuar Artur Dajën kur isha 17 vjeç dhe para se të bija në burg dhe që nga ajo kohë nuk e kam parë më.

Pasi u ktheva në Shqipëri vëllai Bakiu më tha: nuk ke bërë mirë që ke ardhur. Për këtë shkak më nxori një vizë dhe ika në Greqi ku ndenja disa muaj. Gjatë kësaj kohe, kam mësuar se Bakiu është detyruar t’i paguajë disa herë gjoba “bandës” së Alfred Shkurtit pasi e kërcënonin për jetën time dhe të vëllezërve të tjerë.

Mesa di unë, vëllai ka paguar disa herë “gjobat” e vëna nga Alfred Shkurti, Enver Dondollaku, Ilir Stërgu, Arben Boriçi, Arjan Aliçko, Leonard Prifti etj. Siç më ka thënë vëllai, kishte paguar njëherë si fillim 6 milionë lekë, të cilat i kishin marrë Eduart Demiri dhe Ilir Stërgu për llogari të Alfred Shkurtit. Më pas 10 milionë të tjera të vjetra i janë paguar Enver Dondollakut dhe 6 mijë euro motrës së tij.

Unë vetë personalisht bashkë me Eduart Demirin i kam paguar vëllait të Alfred Shkurtit, Zyberit, 6 milionë lekë të vjetra të cilat m’i dha vëllai Bakiu që t’ia jepja pasi i kishte vendosur Alfred Shkurti “gjobë”. Kjo histori ka vazhduar edhe më gjatë, ku në rastet kur vëllai Bakiu nuk pranonte të paguante ata hakmerreshin ndaj biznesit të tij dhe kërcënonin pjesëtarët e familjes.

Në vitin 2002, pasi vëllai kishte refuzuar të paguante 5 milionë lekë, ata të “bandës” i vendosën tritol banesës së vëllait tjetër Albert Taullaut i cili mbeti i plagosur. Gjatë kësaj kohe, isha duke pirë një kafe në një lokal erdhi një shtetas me emrin Genti Turku dhe më kërkoi të pija një kafe.

Pranova dhe shkova, kur më dërguan te varrezat nga më doli Leonard Prifti me një pistoletë në dorë. Mua më thanë se të kërkonte Enver Dondollaku dhe atje më doli Prifti. Ky i fundit kërkoi që ta merrja vëllanë dhe të shkoja pasi na kërkonte Alfred Shkurti te varrezat.

Shkova në shtëpi dhe i thashë vëllait Bakiut, të mos dilte se po e kërkonin ata të “bandës” për ta vrarë. Këta të fundit, kishin marrë vesh që vëllai kishte blerë një truall në Tiranë dhe i kërkonin që të paguante ose 500 mijë euro ose letrat e tokës.

Pas kësaj “gjobe” vëllai nuk pranoi që t’i paguante dhe të shkonte të takonte Alfred Shkurtin. Ata, pjesëtarët e “bandës” e kërcënuan se do ta vrisnin. Për këtë shkak, ne më pas po ruheshim duke mos dalë. Vëllai i denoncoi tek drejtori i SHISH-it Xhevdet Zeqe.

Ai i adresoi tek Antiterrori në Drejtorinë e Policisë së Fierit dhe Tiranës, ku vëllai dha dëshmi me detaje duke denoncuar të gjithë pjesëtarët e “bandës” dhe gjobat e vendosura ndaj familjes tonë. Pas këtij denoncimi, të kryer nga vëllai, “banda” e mori vesh dhe kërcënuan sërish se do ta vrisnin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...