Në 2005-n banda e Aldo Bares i vrau të vëllanë, kush është 47-vjeçari të cilit iu bë atentat

Saturday, 24 November 2018 21:28

47-vjeçari Saimir Taullau mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme pas një atentati me armë në lokalin e tij. Dyshohet se pjesëmarrës në atentatin ndaj tij kanë qenë dy persona por kjo nuk është konfirmuar ende.

Saimir Taullau është vëllai i Baki Taullaut, i cili është vrarë në vitin 2005 nga anëtarët e bandës së Aldo Bares (Alfred Shkurtit).

Sipas dëshmisë së Saimir Taullaut, i vëllai Bakiu, ishte gjobitur disa herë nga anëtarët e bandës së Aldo Bares në vite duke u paguar atyre miliona lekë.

Herën e fundit, Baki Taullaut i është kërkuar një shumë prej 500 mijë eurosh për një tokë të blerë në Tiranë ose dokumentet e tokës së blerë, por kësaj here ai kishte refuzuar që ta paguante shumën e kërkuar.

50-vjeçari Taullau u ekzekutua prej Leonard Priftit, i njohur si çibuku, anëtari hershëm i bandës së Aldo Bares dhe një nga ekzekutorët e famshëm të saj.

Prifti e ekzekutoi Taullaun ditën e zgjedhjeve, teksa ai ishte në shesh ku njerëzit po festonin për fitoren e PD-së në zgjedhje. Pas ekzekutimit të Taullaut, djemtë dhe familjarët e tij e kanë ndjekur Priftin duke e vrarë pas pak minutash.

Atentati i sotëm dyshohet se është bërë nga persona që kanë lidhje me anëtarët e bandës së Aldo Bares. Saimir Taullau dyshohet se ka lidhje me Lart Haxhiun, një kundërshtar i Aldo Bares dhe miqve të tij.

Haxhiu para dy vitesh plagosi me armë nipin e Bares, Xhulio Shkurtin ndërsa një vit më vonë, në tetor 2017 në përpjekje për të eliminuar sërish Xhulio Shkurtin, vrau dy shokët e tij, Jurgen Hoxhën dhe Zamir Latifin.

Taullau, i cili mbeti i plagosur sot, dyshohet se ka ndihmuar Laert Haxhiun në atentatin e fundit dhe se ka qenë bashkëpunëtor i tij. Atentati i sotëm mesa duket ka lidhje me përplasjet e nisura që në vitin 1997 dhe që vijojnë të prodhojnë ende viktima në Lushnjë.

Modifikuar më Saturday, 24 November 2018 21:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...