E Premtja e zezë në Shtetet e Bashkuara tregoi se konsumatorët kanë preferuar blerjet në internet, nëpërmjet smartfonave dhe kompjuterëve, ndërkohë që shitjet dhe trafiku në dyqanet fizik ka patur rënie
E Premtja e zezë në Shtetet e Bashkuara tregoi se konsumatorët kanë preferuar blerjet në internet, nëpërmjet smartfonave, ndërkohë që shitjet dhe trafiku në dyqanet fizik, regjistruan rënie.
Zhvendosja drejt tregtisë në rrjet ka detyruar shitësit me pakicë në të gjithë vendin që të investojnë bindshëm në bizneset e tyre online. Fundjava riktheu gjithashtu rëndësinë e Të Premtes së Zezë.
Në vitet e fundit, e Premtja e Zezë mendohej se po humbte popullaritet, por tashmë është kthyer në një event ku blerësit shpenzojnë bindshëm në internet. Sipas Deloitte & Touche, shitjet online po nisin të plotësojnë blerjet nëpër dyqane gjatë fundjavës dhe dy platformat kanë nisur të konvergjojnë.
Kjo është bërë më e dukshme ndërkohë që shitës si Walmart dhe Amazon, po shesin si online edhe nëpër dyqane fizikë, duke i shtuar rëndësi tërheqjes së transaksionit dhe jo platformës se ku ndodh blerja.
Shitjet online u rritën me më shumë se 23%, duke kaluar 6 miliardë dollarë gjatë të Premtes së Zezë, sipas Adobe Analytics, që ndjek transaksionet e 80 shitësve më të mëdhenj në SHBA.
Të dhënat paraprake për dyqanet fizikë, treguan se shitjet neto ranë me 4-7% gjatë 2 ditëve, duke vazhduar trendin e viteve të fundit.
Federata Kombëtare e Shitjeve me Pakicë, projektoi se shitjet gjatë sezonit të pushimeve në Nëntor dhe Dhjetor do të rriten me 4.3- 4.8% krahasuar me vitin e kaluar, duke prekur një total prej 717.4 miliardë dollarë.