Taksa për produktet serbe, Konfindustria mbështet vendimin e Kosovës

Diel, 25 November 2018 14:32

Konfindustria e Shqipërisë mbështet vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksimit ndaj prodhimeve me certifikatë të origjinës serbe. Sipas Konfindustrisë, mbështetur në parimin e reciprocitetit, ato janë në përputhje edhe me marrëveshjet e tregtisë së lirë të nënshkruar nga vendet e Ballkanit Perëndimor si CEFTA dhe MSA.

Konfindustria pretendon se një pjesë e madhe e prodhimeve me certifikatë origjine serbe janë të subvencionuara dhe kanë natyrë të pastër dumping në kundërshtim të hapur me rregullat e tregtisë së lirë.

Gjithashtu, Konfindustria shprehet se shembulli më i qartë i praktikave të pandershme nga Serbia është bllokimi prej shumë vitesh i vënies në shfrytëzim i linjës së transmetimit 400kv të energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Projekti ka kushtuar afër 80 milionë euro dhe do t’i shërbente jo vetëm Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe gjithë projektit europian të ndërtimit të rrjetit të përbashkët të energjisë në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Humbjet që shkaktohen nga pengimi i vënies në punë të linjës së energjisë vlerësohen në dhjetëra milionë euro në vit.

Konfindustria i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë të marrin në shqyrtim zbatimin e parimit të reciprocitetit në politikën tregtare me Serbinë, nëpërmjet vendosjes së taksave për importet me origjinë serbe, nisur nga rasti i pashembullt i pengimit, krejtësisht të paarsyeshëm dhe në shkelje të qartë të marrëveshjeve ndërkombëtare, të vënies në punë të linjës rajonale të energjisë elektrike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...