Parlamenti Europian sot: Si po dështojnë koncesionet PPP në Europë dhe Ballkan

Hënë, 26 November 2018 08:18

Dy raporte të rëndësishme të shoqërisë civile mbi problemet e shkaktuara nga Partneritetet Publike Publike (PPP) do të paraqiten në Parlamentin Evropian të hënën, më 26 nëntor. Fillimi i seancës do të pasohet nga një panel diskutimesh me pyetje nga audienca për financimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturës brenda Bashkimit Evropian, në Evropën Juglindore dhe njoftoi Eurodad, Organizata Europiane për Monitorimin e Borxhit.

Që në titull raporti pohon se projektet e partneritetit publik privat konsiderohen si dështim. “Si po dështojnë partneritetet publike private” është titulli i raportit të parë, i ndjekur nga i dyti- “A mund të përmirësohet infrastruktura pa rritur borxhin publik”.

Eurodad njoftoi se Raportet që do të prezantohen në Parlamentin europian janë:

Historia e PPP-ve- Si Partneritetet Publike Publike janë duke dështuar. Raporti është koordinuar nga Eurodad

Partneritetet Publike-Private dhe Koncesionet në Evropën Juglindore: A mund të përmirësohen infrastrukturat pa rritur borxhin publik? Përvoja e Monitorimi i Financave Publike të Ballkanit.

Aktiviteti është iniciuar nga Eurodad, Global Progressive Forum (GPF) dhe Deputeti Enrique Guerrero Salom, anëtar i Komitetit të Zhvillimit në Parlamentin Europian.

Do të prezantohet gjithashtu studimi i rastit në Serbi, “Partneritetet publike private dhe koncesionet në Evropën Juglindore: A mund të përmirësohet infrastruktura pa rritur borxhin publik?”.

Më herët, një audit i Gjykatës Europiane të Llogarive gjeti shkelje të rënda  këtë vit me ndikim në kosto në disa investime me Partneritet Publik Privat që ishin ndërtuar me fonde të BE-së. Autostradat e ndërtuara në Europë patën rënie të madhe të trafikut pasi nisi pagesa. Projekti në Meurthe-et-Moselle (Francë) kishte të ardhura pothuajse 50% nën pritshmëritë dhe në Irlandë gjithashtu në projektin NBS, trafiku ishte 69% më pak se parashikimi, sipas një analize që bëri Gjykata Europiane e Llogarive për autostradat e ndërtuara me koncesion PPP në Europë.

Meqenëse PPP-të kanë pasoja afatgjata për gjeneratat e ardhshme, përzgjedhja e tyre kërkon analiza dhe argumente të forta, shprehen auditorët e BE-së. Për të shmangur kostot për brezat, praktikat e mira të menaxhimit zakonisht marrin në konsideratë kryerjen e analizave krahasuese midis opsioneve të ndryshme të prokurimit dhe PPP-ve

Ja si dështoi një projekt PPP në Greqi

Projekti qendror i autostradës E-65 në Greqi kur nisi fillimisht kishte shumë pak shpresë te trafiku (vetëm 4 832 automjete në ditë, trafik i pamjaftueshëm për të justifikuar ndërtimin e një autostrade sipas kritereve të shëndosha të menaxhimit financiar).

Në vitin 2013, vlerësimi i trafikut u reduktua edhe më tej në 1 792 automjete në ditë, pra më shumë se 63% nën vlerësimin fillestar. Përkundër kësaj, specifikimet e autostradës u vendosën pa marrë në konsideratë nëse kishte një mundësi me më pak kosto për ndërtimin e saj.

Për më tepër, fushëveprimi i projektit është reduktuar ndjeshëm. Vetëm pjesa e mesme (79 km) e autostradës së planifikuar është aktualisht në ndërtim e sipër, por në Veri dhe Jug nuk lidhet me rrugët e tjera ekzistuese. Pa këto lidhje, nivelet e ardhshme të trafikut ka të ngjarë të jenë shumë më të ulëta. Projektet e audituara në Greqi treguan se pjesa e rrezikut për partnerin privat është tepër e lartë, si për shembull me autostradën Olympia.

Auditorët pohojnë se për të qenë të suksesshme, PPP-të kërkojnë korniza, si dhe procese ligjore dhe institucionale të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse. Për më tepër, PPP e suksesshme e PPP varen në një masë të madhe nga kapaciteti administrativ i autoriteteve përgjegjëse./Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...