Afrim Qendro njeriu që përmbyti Tiranën, PD i kthen përgjigje mbi vjedhjen e tenderit të Unazës

E Enjte, 29 November 2018 17:00

Partia Demokratike përsërit thirrjen për prokurorinë që të dëgjojë zërin e banorëve të Unazës së re dhe të marrë menjëherë në shqyrtim kallëzimin e tyre penal. PD reagoi pas mashtrimeve që Afrim Qendro, kreu i ARRSH bëri për gjoja transparencën në tenderin korruptiv 42 milionë euro të Unazës. Ndërsa evidentojnë faktin se zyrtari i ARRSH është personi përgjegjës për përmbytjen e Tiranës kur atë e drejtonte Edi Rama, demokratët i kërkojnë Afrim Qendros të japë disa përgjigje për qytetarët.
Reagimi i plotë:
Mashtrimi i sotëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk e shpëton nga përgjegjësia penale për korrupsion dhe shpërdorim detyre Drejtorin Afrim Qëndro dhe as shefin e tij Edi Rama.
Në përpjekje për të mashtruar shqiptarët, ARRSH provoi si të vërtetë denoncimin e PD për shkeljen e procedurave kryesore, të parashikuar nga VKM nr. 628/2015.
Drejtori i ARRSH-së, që mbahet mend si njeriu që përmbyti Tiranën me urdhër të Edi Ramës në vitin 2001, pasi të konsultohet me ligjin, duhet të përgjigjet:
• Pse projekti është tenderuar me urgjencë dhe pa kryer më parë studimin e fizibilitetit? ARRSH nuk mund të fshihet pas të shkuarës, sepse projekti për Unazën e Re është projekt i ri, i kërkuar në Janar 2018 nga Bashkia e Tiranës.
• Pse projekti është tenderuar me urgjencë dhe pa kryer më parë procedurat për marrjen e lejeve të nevojshme, përfshirë marrjen e detyrueshme të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis? Projekti është tenderuar në 10 Shtator 2018, është shpallur fituesi në 19-21 Tetor 2018, ndërkohë që aplikimi për vlerësimin e ndikimit në mjedis është bërë më datë 8 nëntor 2018 dhe është marrë më 12 nëntor 2018, pasi kishte nisur zbatimi i projektit dhe pasi projekti ishte denoncuar si korruptiv dhe i paligjshëm nga opozita.
• Pse projekti është tenderuar me urgjencë dhe pa kryer më parë procedurat për vlerësimin paraprak të kostove dhe përfitimeve, përfshirë vlerësimin mbi vlerën paraprake dhe të mundshme të shpronësimeve? Ky nuk është fondi i shpronësimeve që miratohet me VKM, për të cilin mashtron ARRSH-ja, por vlerësimi paraprak i shpronësimeve, që është i detyrueshëm të realizohet përpara miratimit të projektit.
• Pse ka kërkuar sponsorizim për projektimin në kundërshtim me ligjin e sponsorizimeve? Kjo procedurë nuk ka asnjë ngjashmëri me rastin e referuar për një segment tjetër të Unazës së Re.
Nevoja për të justifikuar vjedhjen dhe shkeljen e ligjit me projektin 40 milionë euro, e detyron Drejtorin e ARRSH-së t’u thotë shqiptarëve se ai po ndjek të njëjtën procedurë si 10 vjet më parë, kur ligji e detyron që të ndjekë vetëm procedurën e miratuar në 2015-ën nga qeveria e Edi Ramës!
Partia Demokratike përsërit thirrjen për prokurorinë që të dëgjojë zërin e banorëve dhe të marrë menjëherë në shqyrtim kallëzimin e tyre penal.
Çdo zyrtar i përfshirë në këtë aferë gjigande korruptive duhet të përgjigjet para ligjit!

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Kadare shenjtor i çështjes kombëtare”, botuesi Balliu: Personazh po aq i madh sa vepra e tij. Do mbetet shkrimtar i përbotshëm

Politikë

“Kadare shenjtor i çështjes kombëtare”, botuesi Balliu: Personazh po aq i madh sa vepra e tij. Do mbetet shkrimtar i përbotshëm

    Botuesi i njohur Fahri Balliu, njëkohësisht dhe mik i shkrimtarit Ismail Kadare, që ndërroi jetë ditën e sotme, tha se Kadareja ishte shenjtor i çështjes kombëtare. Balliu tha se Kadare...

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...