“Unaza e re” po ruhet nga forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, dhe patrulla të njësisë “Shqiponja”. Nuk dihet arsyeja e vërtetë e masave shtesë që policia ka marrë pak minuta para se të nisë protesta e lajmëruar e banorëve të “Astirit”, por kjo është vazhdim i strategjisë së qeverisë për të terrorizuar protestuesit dhe trembur ata të mos dalin.
Banorët thonë se forcat e FNSH-së rrinë të fshehura në vende jo të ekspozuara.
Pak minuta më vonë pritet të nisë edhe protesta e banorëve e cila është në ditën e saj të 26 me radhë.
Më herët u njoftua arrestimi i një protestuesi me akuzën e shkatërrimit të pronës publike. Ai po mbahet në ambientet e komisariatit nr2 në kryeqytet.