"Unaza" i dërgon mesazhin Ramës para 16 shkurtit: Me hir a me pahir...

Hënë, 04 February 2019 17:46

Banorët e “Astirit” vijojnë protestat e tyre kundër shembjes së banesave dhe bizneseve të cilat preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, ndërsa tashmë kanë kaluar më shumë se 3 muaj në rrugë.

Banorët të cilët kërkojnë tashmë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100%, por anulim të plotë të projektit, pasi sipas tyre është korruptiv.

Ata paralajmëruan Kryeministrin Edi Rama se nëse ai dhe autoritetet do të tentojnë të prekin pronën e tyre do të përballen me rezistencë të fortë. Më tej i bënë thirrje opozitës që të marrë frenat në dorë dhe të organizojë qytetarët kundër kësaj qeverie.

Banorët paralajmëruan kryeministrin Edi Rama, teksa i thanë se me hir a me pahir do ta rrëzojnë.

“Edhe kur të them të marrtë dreqi, e them në kuptimin thirri menjes o rrotë”, ndërsa i tha Lulzim Bashës, “nëse ju atë ditë do të largoheni pa rrëzuar Edi Ramën, unë për vete do të shkëpus çdo lidhje me ju”. Pas kësaj protestuesit brohoritën në kor, “Bravo!”.

Të pranishëm në këtë protestë edhe sonte kanë qenë deputetët e opozitës, të cilët bënë thirrje që të gjithë shqiptareët të bashkohen me 16 shkurt për të rrëzuar Edi Ramën, pasi sipas tyre për aq kohë që ai vijon të jetë në pushtet nuk do të ketë drejtësi.

Modifikuar më Hënë, 04 February 2019 17:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

Arrestimi i Beqajt, SPAK lëshon 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’

Politikë

Arrestimi i Beqajt, SPAK lëshon 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. SPAK ka lëshuar 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’ dhe 2 ‘arrest shtëpie’. Po ashtu...

Arkitekti suedez: Projekti për Butrintit, rrezikon ta dëmtojë peisazhin historik

Politikë

Arkitekti suedez: Projekti për Butrintit, rrezikon ta dëmtojë peisazhin historik

  Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore janë të shqetësuar për projekti japonez në parkun e Butrintit, pasi sipas tyre, dëmton peizashin historik dhe për këtë ka cituar letrën e dy...

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja: Mos më pyesni për çështjet e drejtësisë

Politikë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja: Mos më pyesni për çështjet e drejtësisë

  Para nisjes së seancës plenare, gazetarët u kanë vënë mikrofonët mimnistrave dhe deputetëve të Partisë Socialiste në oborrin e Kuvendit për t’i pyetur rreth arrestimit të ish-ministrit Ilir Beqaj, i...