U vu në lojë “TCH” dhe “TV Klan” me “piktorin” Reka apo “piktori” po vazhdon mashtrimin?!

Hënë, 04 February 2019 18:01

S’ka fund odiseja e historisë së Edlir Rekës, e cila ka mbetur në fazën kur Reka rezultoi si një mashtrues me çmimet që thoshte se kishte fituar në Rusi.

Së fundmi Reka ka një tjetër version. Ai thotë se ka qenë një aktor që ka provuar se televizionet janë kazane mediatike dhe këtë e ka bërë në emër të emisionit humoristik “By Pass Show” të Agim Bajkos.

“Shkova unë?! Jo! Më ftuan?! Po! Mashtrova?! Jo! Aktrova?! Po! Pse?! Ishte viti i kaluar kur unë mora guximin që të bëja këtë gjë.

“BypassShow” në “Vizon Plus” me sugjeruan që të isha i infiltruari i tyre, duke u treguar të tjerëve nga “Instagrami” im, se isha një artist me famë botërore. Pse mua, sepse jam piktor dhe aktor. Dhe isha personi i duhur.

Ku është gabimi këtu? Gjithsesi, pse e bëmë këtë gjë? Stafi i “ByPass” e bëri për të treguar se sa përtokë është gazetaria Shqiptare. E arritën që ta tregonim këtë gjë? Po! Çfarë më bënë mua? Mashtrues!

“U demaskova” nga ata që ne si staf të “Bypass” po demaskonim. Unë aktrova, atë që më ishte caktuar. Dhe e arrita. Gazetaria bazohej vetëm tek fjalët e një 20-vjeçari që po aktronte dhe nuk verifikuan asgjë. Ku është gabimi ynë këtu? Asgjëkundi. Përseri i shtruan publikut shqiptar një tryeze me ushqim të kalbur.

Vetëm gënjeshtër pas gënjeshtre. Unë dhe stafi i “Bypass Show” ia arritëm qëllimit! Kryeministri @ediramaal tha : “Jeni një kazan mediatik” U vërtetua!”, shkruan Reka, duke postuar në “Instagram” edhe një sinkron ku flet Bajko.

Në fakt, në sikron nuk dëgjohet që Bajko të përmendë me emër Rekën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

U arrestua se dhunoi kolegen, dalin mesazhet e pedagogut Mirdaim Axhami, si fyente kolegët në grup WhatsApp-i: Ma sill gruan ...

Politikë

U arrestua se dhunoi kolegen, dalin mesazhet e pedagogut Mirdaim Axhami, si fyente kolegët në grup WhatsApp-i: Ma sill gruan ...

Një lajm i bujshëm është dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku është arrestuar përgjegjësi i departamentit në Fakultetin e Ekonomisë Mirdaim Axhami. Axhami u vu në pranga pasika dhunuar...

Berisha akuza Ramës dhe Qefalisë për 5 milion euro para publike

Politikë

Berisha akuza Ramës dhe Qefalisë për 5 milion euro para publike

  Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga protesta e mbrëmjes së sotme ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Berisha tha se...

Sherri te Fakulteti Ekonomik/ Shefi i departamentit goditi vartësen e tij

Politikë

Sherri te Fakulteti Ekonomik/ Shefi i departamentit goditi vartësen e tij

  43-vjeçari Mirdaim Axhami ka përfunduar i arrestuar në Tiranë. Ai dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij, pedagogen Liljana Billa (Elmazi).  Ngjarja, siç njofton policia, ka ndodhur për shkak të...