Qëndrimi për Unazën e Re, Lubonja: Pse ka të drejtë Presidenti

Hënë, 04 February 2019 18:20

Publicisti Fatos Lubonja, i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News 24 komentoi reagimin publik të një dite më parë të Kreut të Shtetit, Ilir Meta i cili doli me qëndrim publik për çështjen e Unazës së Re dhe kërkoi anulimin e këtij projekti që prek shumë shtëpi banime me arsyetimin se ka pasur shkelje të mëdha ligjore.

Zoti Lubonja thotë se për të dalë në këtë konkluzion Presidenti Meta i ka bërë kërkesë institucioneve për tu mirë informuar për këtë projekt dhe është plotësisht në të drejtën e tij.

“Të mos harrojmë se ngjarja u bë ngjarje kur u denoncua falsifikimi në News 24. Qëndrimi i Presidentit ka një vlerë tjetër. Unë nuk dua ta shoh këtë si një konflikt mes dy personash, dua ta shoh si mënyrë të funksionimit të ligjit në Shqipëri. Ata që kanë detyrë t’i përfillin nuk i përfillin (Në këtë rast Qeveria nuk përfilli Presidentin) Kjo i tejkalon të gjitha caqet. Është ligji që duhet t’i përgjigjesh. Presidenti rendit nja 8 raste kur është nëpërkëmbur nga institucionet e shtetit që duhet ta informojnë. Dhe kjo tregon se kjo pjesë e shtetit që është qeveria kujton se është i gjithë shteti dhe nuk del përtej, atëherë ky është një problem i madh për demokracinë. Padyshim reagimi lidhet me vetë faktin se si është dhënë ky tender. Grabiten 20 milion euro, ditën për diell, nga institucionet e shtetit dhe nuk heton prokuroria. Nuk arrestohet, nuk hetohet personi që qëndron prapa këtij skandali një 26 vjeçarit. Pra shteti vjedh se s’ka frikë nga askush, opozita nuk quhet, Presidenti nuk quhet, atëherë ku jemi?”, thotë Lubonja.

Duke qëndruar në linjën që Presidenti ka pasur të drejtë që ka reaguar publikisht për projektin e Unazës së Re, Lubonja shtoi se kjo histori nuk duhet të mbarojë me kaq dhe se dikush duhet të japë llogari për vjedhjen e 20 milion eurove në atë projekt.

“Demokracia është kontroll pushtetesh. Ke një president që mendon se ka të drejtë, nga ana tjetër është ekzekutivi dhe nga ana tjetër media. Nëse kryeministri thotë media është kazan, nëse Presidentin e quan kryetar opozite ndaj është demokracia ajo ka një gjykatës. Ky karagjozi i Bashkisë thotë Presidenti i rrugëve…Por duhet dhënë përgjigje për vjedhjen 20 milion euroshe, ose ndryshe duhet lënë drejtësia të veprojë”.

Lubonja u shpreh ndër të tjera se projekti i Unazës së Re duhet të anulohet sepse është projekt për të vjedhur. Sipas Lubonjës, paratë duhet të shkojnë për studentët apo për çështje më të rëndësishme dhe primare sesa ndërtimi i Unazës së Re.

“Unaza e re ishte një projekt për të vjedhur. Lekët nuk mund të shkojnë tek Unaza kur mund të shkojnë për studentët, tek arsimi etj. Ka shumë gjëra të tjera primare për të investuar. Ai projekt për mua duhet të anulohet. Unaza është metafora e asaj se ku po shkon Shqipëria. Ne kemi 3 banda parti dhe po ngushtohen këto hapësira. Ne kemi ngushtimin e hapësirave demokratike, të demokracisë nga Edi Rama dhe Rilindja. Unë mendoj se gjithë ky lloj fronti apo ‘xhepa ‘ose do fashitet ose ky lloj fronti do të arrijë, mendoj se do jetë me zgjedhje ose protesta që të mos përsëritet gjithçka, por të korrigjohen ca gjëra. Këta edhe vetë po tërhiqen nga ca koncesione. Ka një vetëdije se nuk shkohet më kështu. Edhe këta oligarkët mbase do të reflektojnë. Opozita duhet të ndërtojë një ekonomi alternative”- tha Lubonja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...