Një i moshuar ka humbur ndjenjat pak minuta më parë në zonën e Unazës së Re, ndërsa është lajmëruar policia dhe ambulanca.
Sipas informacioneve të para mësohet se ndonëse ambulanca është lajmëruar menjëherë, ka rreth 20 minuta që i moshuari, identiteti i të cilit nuk dihet, qëndron i shtrirë në tokë, ndërsa ambulanca ende nuk ka mbërritur.
Nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo, si dhe as gjendja e të moshuarit, i cili sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes është një prej protestuesve.