Falimentojnë 200 kompani të plastikës, 8 mijë të papunë

Diel, 02 December 2018 16:59

Të hënën e tre dhjetorit pritet që të votohet në parlament paketa fiskale e 2019, pas ndryshimeve dhe propozimeve që janë bërë nga komisionet përkatëse. Por në Kuvend është depozituar një kërkesë zyrtare nga administrator i Konfindustria, Gjergj Buxhuku, ku kërkohet që të mos miratohen aktet ligjore që lidhen me kompanitë e prodhimit të plastikës në vend, si dhe taksimin që është vendosur për herë të parë për disa pajisje bujqësore.

Në kërkesë argumentohet se në një kohë shumë të shkurtër do të falimentojë e gjithë industria shqiptare e prodhimit të plastikës, me përfitim të drejtpërdrejtë të kompanive importuese të Greqisë dhe Serbisë. Goditje të rëndë do të kenë edhe fermerët me taksimin për herë të parë të një grupi të madh pajisjesh bujqësore.

Miratimi nga Kuvendi i Shqipërisë i aktit ligjor në fjalë, pjesë e Paketës Fiskale 2019, sjell goditjen duke filluar nga 1 janari 2019 të afër 200 kompanive të prodhimit të plastikës me pasoja: – shkatërrimin e mbi 240 milionë euro investime të kryera, – kalimin si të papunë deri 8 mijë punëtorë të lidhur drejtpërdrejt ose tërthorazi si dhe – cenimin e rëndë të konkurrencës brenda një numri të madh sektorësh të tjerë industrialë si të prodhimit të ujit, qumështit, lëngjeve, etj.

Vlerësohet, se një treg me qarkullim vjetor deri në 100 milionë euro në vit rrezikon të shkatërrohet pa kthim dhe paratë e shqiptarëve do të shkojnë drejt konkurrentëve rajonalë në Greqi dhe Serbi.

Modifikuar më Diel, 02 December 2018 17:04

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...