Nis protesta, Basha denoncon dhunën mbi qytetarët dhe kameramanët

Diel, 02 December 2018 17:10

Banorët e Astirit janë mbledhur sërish këto momente në protestë. Kjo është dita e 29 e protestës së tyre, ndërsa kanë bllokuar rrugën dhe brohorasin. Banorët kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerës së tregut për banesat e tyre, të cilat preken nga projekti për Unazën e Re.

Ndërkohë protestës së sotme i janë bashkuar kreu i PD-së Lulzim Basha dhe deputetët e opozitës.

“Do të vlerësoja nga fillimi, nevojshmërinë për qytetin, transportin urban, nëse do bindesha për vlefshmërinë do e konsultoja me banorët. Nuk ka patur tranparencë, është shkelur ligji për transparencë, është shkelur Kushtetuta, dhe po dhunohen banorët vetëm që të pasurohet agai i Surrelit. Pse nuk pati garë? Pse një nga kompanitë është regjistruar në parajsë fiskalë?

Mos fshihet vetë Rama? Këto janë pyetjet që kam unë dhe çdo qytetar. Dua të denoncoj dhunën mbi gazetarët dhe kameramanët që gjatë kohës së dhunës po filmonin. Këtu po bëhet autopsia e regjimit të Rilindjes”, u shpreh Basha.

Kryedemokrati Lulzim Basha sulmoi ashpër edhe kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, teksa shtoi se ajo është fshehur poshtë tavolinës duke braktisur banorët e zonës së Astirit.

“Kjo që po ndodh këtu nuk ka të bëjë thjesht me fatin e banorëve. Këtu po tregohet se si ka rënë shtetit. Kjo tregon se prokurorja është futur poshtë tavolinës, ka fshehur kokën.

Në vend që të mbahen si përgjegjës për këtë vjedhje, por kërcënojnë qytetarët. Ai po nxjerr banorët në mes të katër rrugëve për të ndërtuar kulla. Ne jemi në krah tyre për t’ju dhëne forcë dhe kuarjo ndaj kësaj përballje. Po qeveria po sillet si bandë, për t’i përçare dhe frikësuar banorët. Qëllimi i tij nuk është zbatimi i ligjit, por vjedhja.

Ju e kuptoni se zgjidhjen duhet ta ofrojë qeveria. Ne jemi këtu që qeveria të sprapset. Këtu po vidhen xhepat e qytetarëve, dhe këtë do ta bëjmë duke qëndruar në krah të qytetarëve. ka një denoncim nga banorët. Këta e kanë denoncuar vjedhjen. Prokuroria është fshehur, ajo është vënë për të mbrojtur Damian Gjiknuri. Ne duhet të kemi një drejtësi të pavarur.”, tha Basha.

Banorët e kësaj zonë vijojnë protestën e tyre, prej 29 ditësh, me anë të së cilës kërkojnë dëmshpërblim 100% në vlerën e tregut për objektet që preken nga projekti i “Unazës së Madhe’.

vijon...

Modifikuar më Diel, 02 December 2018 17:37
Login to post comments