"Erë" studentore, nesër paralajmërohet bojkoti i mësimit në Universitete

Tuesday, 04 December 2018 20:33

Dita e sotme e ka gjetur në protestë Fakultetin Arkitekturës dhe Urbanistikës në Tiranës, ku studentët kanë bojkotuar mësimin dhe janë vendosur në oborrin e fakultetit për të ngritur dhe dëgjuar zërin e njëri-tjetrit.
Sipas tyre, ky fakultet është një nga fakultetet me koston më të lartë për studentët, ku xhepat e tyre rëndojnë nga tarifa vjetor, materialet dhe printimet pafund.
Për të gjitha këto, MAS dhe as fakultetit në fjalë nuk mbulon asgjë çka mund t’ua lehtësonte disi shpenzimet studentëve.

E sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo kostot, tashmë studentët e arkitekturës dhe urbanistikës duhet të paguajnë edhe 667 lekë të reja për çdo kredit të lëndëve të mbartura për arsye të ndryshme.

Paralelisht me protestat po vijohet edhe me mbledhjen e firmave për të kundërshtuar ligjin, deri më tani janë mbledhur rreth 500 firma.

62ec3333 6176 44c4 8691 feb6888f5529

Nëpërmjet protestës së tyre, studentët kërkojnë anulimin e Vendimit nr. 288, datë 21. 05. 2018, “Për miratimin e kufirit maksimal të tarifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë”.

Studentët i konsiderojnë të larta këto tarifa.

e studentëve të arkitekturës duket se do ta ndjekin nesër të gjitha Universitetet e vendit.
Studentët janë njoftuar që të mërkurën ti bashkohen protestës kundër tarifës abuzuese. Protesta jone zgjat me bojkotin e një orë mësimi. Ora 10 me 11.


Ligji që kundërshtojnë studentët:

 

VENDIM
Nr. 288, datë 21.5.2018
PËR MIRATIMIN E KUFIRIT MAKSIMAL TË TARIFËS VJETORE TË SHKOLLIMIT
PËR STUDENTËT QË NDJEKIN STUDIMET NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË
ARSIMIT TË LARTË, NË NJË PROGRAM TË CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE, NË
NJË PROGRAM TË INTEGRUAR TË STUDIMEVE OSE NË NJË PROGRAM TË
STUDIMEVE PROFESIONALE ME KOHË TË PLOTË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin
e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me
propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Kufiri maksimal i tarifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucionet
publike të arsimit të lartë në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të
studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë, pasqyrohet në tabelën nr. 1,
që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Institucionet publike të arsimit të lartë, brenda muajit prill, por, në çdo rast, jo më vonë se 90
(nëntëdhjetë) ditë para fillimit të vitit akademik, me vendim të organeve kolegjiale, miratojnë tarifën
vjetore të shkollimit për çdo program studimi brenda kufirit maksimal të përcaktuar në këtë vendim.
Tarifat vjetore të shkollimit, të miratuara me vendim të bordit të administrimit, bëhen publike në faqen
zyrtare të institucioneve publike të arsimit të lartë.
3. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi. Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores
së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës, i nënshtrohet tarifës vjetore të shkollimit të vitit
akademik në të cilin vazhdon studimet.
4. Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një
lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për
kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin
vazhdon studimet.
5. Studentët, që transferojnë studimet nga një program studimi të ciklit të parë në një program tjetër
studimi të ciklit të parë në institucionet publike të arsimit të lartë, i nënshtrohen tarifës vjetore të
shkollimit të programit të studimit përkatës, në të cilin transferohen dhe ndjekin studimet.
6. Kandidatët/aplikantët, që kanë përfunduar me sukses një program studimi, kanë të drejtë të ndjekin
një program të dytë studimi, sipas kritereve të përcaktuara nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë
për pranimet në një program të dytë studimi dhe, në këtë rast, aplikantët fitues përballojnë koston e plotë
të studimeve, me përjashtim të studentëve të shkëlqyer. Kufiri maksimal i tarifës vjetore të shkollimit për
studentët që vijojnë një program të dytë studimi pasqyrohet në tabelën nr. 1 të këtij vendimi.
7. Shtetasit e huaj, që vazhdojnë studimet në një program të parë apo në një program të dytë studimi
të ciklit të parë në institucionet publike të arsimit të lartë, i nënshtrohen së njëjtës tarifë vjetore të
shkollimit, si shtetasit shqiptarë që vazhdojnë studimet në këto programe studimi në institucionet publike
të arsimit të lartë, me përjashtim të rasteve kur, me marrëveshje zyrtare shtetërore, janë vendosur mënyra
të tjera të përcaktimit të tarifave vjetore të shkollimit. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dërgon për
çdo vit në institucionet publike të arsimit të lartë listën e studentëve të huaj që përfitojnë nga marrëveshjet
zyrtare shtetërore.
8. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe institucionet publike të arsimit të lartë për
zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama


 

Modifikuar më Tuesday, 04 December 2018 21:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...