Do të vijojë ndikimi i kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme në të gjithë vendin. Më të theksuara vranësirat në zonat Juglindore duke rrezikuar reshje të dobëta shiu e dëbore.
Pasditja dhe mbrëmja do të mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -4°C në 18°C. Era do fryjë mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 3 ballë.