Një 34-vjeçar nga Vlorë është arrestuar nga policia me akuzën e mashtrimit.
Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi me iniciale R.A, i cili i mori një personi tjetër 1500 euro në këmbim të një automjeti, por që këtë të fundit nuk e dha.
"Mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shtetasi K.K, më datë 27.07.2017, shtetasi R.A., i ka marrë një shumë parash prej 1500 euro në këmbim të një automjeti, por si përfundim shtetasi K.K nuk ka marrë as mjetin dhe as paratë", sqaron policia.
Për 34-vjeçarin në 2017, Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e ka dënuar me muaj burgim për veprën penale "Mashtrimi".
Policia gjithashtu bën të ditur se shtetasi R.A, ka qenë i arrestuar më parë nga Policia për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".