Studentët e Universitetit të Tiranës kanë bojkotuar mësimin sot dhe kanë dalë në protestë duke iu bashkuar thirrjes së studentëve të Inxhinierisë së Ndërtimit që janë hedhur në revoltë. ata po kundërshtojnë tarifat e larta në universitete, sidomos tarifën e fundit prej 700 lekësh për kredit për çdo provim të mbartur.
Paralelisht, studentët e inxhinierisë kanë dalë nga fakulteti duke bllokuar rrugën tek 21-Dhjetori dhe ecur më këmbë drejt qendrës së Tiranës. Studentët po marshojnë me thirrje të forta dhe ftesë për bashkim.
Studentët e fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës ishin të parët dje që bojkotuan mësimin dhe u bënë thirrje studentëve në të gjithë vendin t’i bashkohen protestës së tyre kundër tarifave të larta në universitete.