Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës janë sot në ditën e dytë të protestës. Ato kanë bojkotuar sërish mësimin pasi janë kundër tarifës për provimet që jepen me kredite.
Janë mijëra studentë që kanë bojkotuar sot mësimin, edhe në disa fakultete të tjera, të cilët kanë rrethuar Ministrinë e Arsimit, ndërsa kërkojnë ministren e Arsimit. Ata nuk pranojnë që të futen brenda ambienteve të Ministrisë pasi sipas tyre çdo kush që hyn aty mund të jetë i shantazhueshëm.
Nëse nuk merren parasysh kërkesta e tyre ata kanë bërë thirrje për revulucion studentor “Revolucion studentor. Revolucion studentor, revolucion studentor, ne nuk jemi bankomat, nuk tërhiqemi’. ” Jo negociata me ministren arrogante dhe injorante”, janë dëgjuar të thërrasin studentët.
Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit janë përpjekur që të diskutojnë me tap or ka qenë e pamundur pasi ata nuk kanë pranuar të futen brena Ministrisë së Arsimit.
“Dilni jashtë” “Duam ministren”, ”Anulo vendimin”, “Mbani përgjegjësi”, janë disa nga thirrjet e studentëve drejtuar Ministrisë së Arsimit.
Ata kërkojne gjithashtu që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.
Studentët të cilët janë vetëorganizuar, kanë bojkotuar mësimin pasi kërkojnë plotësimin e tre pikave:
1. Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura
2.Shtyrjen e afatit të pagesës vjetore
3.Bërjen e pagesës me këste
“Lëvizja Për Universitetin dhe aktivistë të saj i janë bashkuar dhe solidarizohen me kërkesat e tyre, pasi universiteti duhet të jetë në bazë të meritës dhe jo parave. Universiteti banohet nga studentët, prandaj studentët duhet të vendosin!“- shkruhet në njoftimin e Lëvizjes për Universitetin.