Qeveria e Kanadasë mendon edhe për studentët duke vendosur në dispozicion të tyre një paketë prej 9 miliardë eurosh në mënyrë që të mbështësë ata ekonomikisht për shkak të situatës së krijuar prej pandemisë së koronavirusit.
Çdo student i papunë në Kanada do të përfitojë 1250 dollarë në muaj, nga muaji maj deri në muajin gusht, ndërsa ndihma do ketë edhe për studentët e punësuar por që fitojnë më pak se 1000 dollarë në muaj.
Qeveria kanadeze ka vendosur në dispozicion ndihmë ekonomike edhe për studentët që do ofrohen të punojnë vullnetarisht gjatë muajve të verës. Ata do paguhen nga 1000 deri në 5000 dollarë.
Një ankesë ka mbërritur sot në redaksinë e JOQ Albania nga një studente shqiptare e cila me të drejtë ankohet për situatën në Shqipëri pasi bën krahasimin mes vendeve
"Përshëndetje JOQ, po në Shqipëri a do ketë ndonjë ndihmë për studentët, se qiratë po na e marrin shpirtin", shkruan studentja në mesazhin e saj.