Protesta e studentëve kundër tarifave të larta, LSI thirrje qeverisë: Boll u fshehët

E mërkurë, 05 December 2018 10:54

Dy deputetet e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi dhe Kejdi Mehmetaj kanë reaguar përmes rrjetit social facebook  në lidhje me protestën e studentëve për tarifat e larta të studimeve si dhe futjen në sistemin e arsimit të lartë të një ligji që detyron studentët të paguajnë një shumë të caktuar parash për çdo provim të mbartur.

Florida Kërpaç thotë se një vendim i tillë detyon studentët të braktisin shkollën dhe masivisht të kërkojnë largimin nga Shqipëria.

“Në një vend ku sistemi arsimor është i dështuar, ku punësimi është i pamundur por edhe i papaguar, një vendim i tillë ku studentët të paguajnë për çdo kredit të provimeve të tyre,tregon percmimin qe ka qeveria per studentet,”– thotë midis të tjerave Kërpaçi.

Ajo e mbyll shkrimin duke thënë se studentët nuk duan të largohen nga vendi.

Statusi i plotë i Floida Karpaçi:

Ne kete Vendim te Keshillit te Ministrave, me dt.21.05.2018, pika 4, qeveria detyron studentet te paguajne per cdo provim te mbartur, ne baze te krediteve te tyre.
Pra nje familje Shqiptare pervec tarifes vjetore qe paguan, i duhet te paguaj edhe 4-fish me shume per cdo provim te mbartur!
Pagese, qe cdo studente eshte i detyruar ta beje per cdo provim te mbartur, dhe sa here ti duhet ta jape ate provim!
Ne nje vend ku sistemi arsimor eshte i deshtuar, ku punesimi eshte i pamundur por edhe i papaguar, nje vendim i tille ku studentet te paguajne per cdo kredit te provimeve te tyre,tregon percmimin qe ka qeveria per studentet!
Jam absolutisht KUNDER, si e re, si studente,sepse e di sesa e veshtire eshte per bashkemoshatare te mi, te perballojne jetesen studentore, sesa ju duhet te punojne per te paguar faturen vjetore te shkolles!
Ky vendim,detyron studentet te braktisin shkollen dhe masivisht te kerkojne largimin nga Shqiperia!
Arsim cilesor nuk ka, punesim per te rinjte nuk ka, pagesat jane qesharake, jetesa studentore eshte shume e shtrenjte!
Studentet nuk duan te largohen nga Vendi!

Nga ana tjetër deputetja, Kejdi Mehmetaj ësthë shprehur se Ministria e Arsimit dhe Kryeministri u janë fshehur përgjegjësive duke vendosur përballë qytetarët me njëri-tjetrin.

Ajo thotë se Ndërkohë që familjet shqiptare po kalojnë vështirësi të mëdha ekonomike e papunësi në nivele të larta, studentët paguajnë për tu shkolluar tarifa ndër më të lartat në rajon.

“Një qeveri që buxhetin e shtetit e përdor për të financuar konçesione dhe PPP me vlera të çmendura dhe tërësisht korruptive, kuptohet që nuk gjen para për të financuar arsimin. Sot financimi i arsimit në Shqipëria është ndër më të ultit në vite dhe padyshim me i ulti krahasuar me rajonin dhe më gjerë,” – shkruan Mehmetaj.

Sipas deputetes, të rinjtë shqiptarë e duan shkollën dhe edukimin, asnjë tratativë për ti larguar nga dyert e shkollave nuk do të funksionojë, qofshin këto edhe tarifat e papërballueshme.

Statusi i plotë i Kejdi Mehmetaj:

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës janë sot në ditën e dytë të protestës.
Ministria e Arsimit dhe Kryeministri boll u janë fshehur përgjegjësive duke vendosur përballë qytetarët me njëri-tjetrin.
Kjo është VKM që detyron Universitetet të vendosin tarifë për çdo kredit të provimeve të mbartura dhe është po Ministria e Arsimit e cila kontrollon Bordet e Administrimit (në shumicën e Universiteteve sipas Ligjit të Arsimit të Lartë) të cilat përcaktojnë vlerën e tarifës.
Ndërkohë që familjet shqiptare po kalojnë vështirësi të mëdha ekonomike e papunësi në nivele të larta si rrjedhojë e keqmenaxhimit të burimeve shtetërore dhe aferrave korrupitve të qeverisë, studentët paguajnë për tu shkolluar tarifa ndër më të lartat në rajon. Tani po detyrohen të paguajnë edhe 20 deri në 45 mijë lekë më shumë për sezon.
Një qeveri që buxhetin e shtetit e përdor për të financuar konçesione dhe PPP me vlera të çmendura dhe tërësisht korruptive, kuptohet që nuk gjen para për të financuar arsimin. Sot financimi i arsimit në Shqipëria është ndër më të ultit në vite dhe padyshim me i ulti krahasuar me rajonin dhe më gjerë.
Në mënyrë të menjëhershme qeveria duhet të tërhiqet nga VKM që detyron studentët të paguajnë për provimet e prapambetura. Në mënyrë të menjëhershme qeveria të rrisë buxhetin e arsimit, në mënyrë të veçantë të arsimit të lartë.
Të rinjtë shqiptar e duan shkollën dhe edukimin, asnjë tratativë për ti larguar nga dyert e shkollave nuk do të funksionojë, qofshin këto edhe tarifat e papërballueshme.

Modifikuar më E mërkurë, 05 December 2018 11:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...