Prej një javë një 21-vjeçar nga Maqellare ka humbur kontaktet me familjen. Bëhet fjalë për të riun Mateo Aga, i cili pasi ka dalë nga lokali mbrëmjen e 28 nëntorit, nuk është parë më.
Denoncimi është bërë nga familjarët, të cilët thonë se ai doli nga shtëpia pasi u thirr nga një shok.
I riu mësohet se nuk kishte telefon, ndërsa dyshohet se ai ka ndërruar veshjen në një shtëpi në Grezhdan.
Mendohet se Mateo Aga ka veshur një xhup ngjyrë ushtarake dhe se ka qenë së bashku me një shok.
Për herë të fundit, Mateo Aga u pa duke dalë nga një lokal rreth orës 21:35 minuta të datës 28 nëntor.